Në repartin e Oftalmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar 143 operacione të syrit brenda një periudhe tre mujore.
Sipas të dhënave të spitalit, këto ndërhyrje kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shikimit dhe cilësisë së jetës për një numër të madh pacientësh.
Gjatë së njëjtës periudhë, në këtë repart janë trajtuar edhe 153 pacientë të shtrirë, të cilët kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë ka theksuar se reparti i Oftalmologjisë funksionon pa ndërprerje, 24 orë në ditë, me kujdestari të vazhdueshme nga mjekë specialistë dhe infermierë të trajnuar në këtë fushë.
Po ashtu, sipas spitalit, ky repart disponon 12 shtretër të pajisur, të gatshëm për të përballuar nevojat e pacientëve që kërkojnë trajtim të specializuar për sëmundjet e syrit.













