Die, Qer 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali i Ferizajt thyen rekorde në nëntor 2024: 9507 pacientë, 85 lindje dhe 192 operacione!

Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka shënuar një muaj historik në nëntor 2024, duke ofruar shifra të jashtëzakonshme të shërbimeve mjekësore për qytetarët!

Lindjet në rritje: 85 në total , ku 63 me rrugë normale dhe 22 me ndërhyrje kirurgjikale (S.C.).

Ambulanca të mbushura plot me pacientë: Plot 9507 vizita janë kryer, ndërsa 6598 pacientë kanë marrë shërbime urgjente dhe 2909 në ambulanca specialistike!

Operacionet në kulm: 192 ndërhyrje kirurgjikale, nga të cilat 144 në kirurgji dhe 39 në ortopedi, duke shpëtuar jetën dhe përmirësuar shëndetin e pacientëve.

Hospitalizimet: 103 pacientë janë pranuar në Interno dhe Pediatri, me kujdes të specializuar për secilin rast.

Radiologjia në front:2690 ekzaminime përfshirë 1071 radiografi, 264 CT dhe 1291 eko abdominale.

Shërbime diagnostike endoskopike: 21 gastroskopi, 11 kolonoskopi, dhe 79 echokardiografi.

Laboratori dhe Hemodializa: Plot 1935 pacientë kanë kryer analiza laboratorike, ndërsa 915 seanca dialize janë kryer për pacientët në nevojë!

Shifrat flasin vetë: Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt po i përgjigjet me sukses nevojave të qytetarëve duke ofruar shërbime të shpejta, të sakta dhe të pakrahasueshme.

Një model i përkushtimit dhe profesionalizmit për gjithë rajonin!

Youtube

Arkiva

Kategoritë