Die, Maj 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Si të reduktohet stresi në kohë të provimeve?

Çdo njeri përjeton eksperienca stresuese dhe studentët nuk përbëjnë përjashtim.

Në fakt studentët kanë shumë stres, pasi kërkon shumë lexime dhe ka afate strikte. E si të reduktohet stresi në kohë provimesh?

Bëni ushtrime rregullisht

Ushtrimet fizike mund të ju ndihmojnë që të luftoni stresin dhe të jeni më të shëndetshëm fizikisht dhe mentalisht.  Ushtrimet fizike përmirësojnë humorin dhe të japin më shumë energji.

Organizohuni

Shumë student stresohen në kohë provimesh, pasi ata nuk i organizojnë punët – duke i lënë të gjitha për afatin përfundimtar. Mësimi sistematik është zgjidhja e duhur për të eleminuar stresin.

Jini pozitiv

Ndodhë që për shkak të shumë detyrave, të fokusoheni vetëm në stres e jo në zgjidhjen e problemeve. Ju duhet të mos fokusoheni në stres por të qëndroni pozitiv./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë