Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të përgjysmoni rrezikun e diabetit?

Epidemia e diabetit të tipit 2, ka filluar të quhet “Lufta e tretë botërore”.

Aktualisht, në botë janë mbi 400 milionë të prekur nga kjo sëmundje dhe deri në 2045 numri pritet të shkojë në 630 milionë.

Por, një studim finlandez ka dëshmuar se si personat e rrezikuar, për shembull ata që janë mbipeshë dhe obezë, mund të përgjysmojnë rrezikun e prekjes nga sëmundja, me pak ndërhyrje në stilin e jetesës.

Dieta dhe gjysmë ore lëvizje mund të përgjysmojnë rrezikun e diabetit.

Kërkimi i studiuesve finlandezë ka treguar se personat e rrezikuar nga diabeti mund të ndërhyjnë duke ndryshuar stilin e jetesës, duke ngrënë më mirë dhe duke lëvizur më shumë.

Finlanda është në fakt një prej vendeve me rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe ka qenë e para që ka vëzhguar një rënie të numrit të rasteve të reja të diabetit, pikërisht falë politikave të parandalimit që kanë si qëllim të ndryshojnë rutinën e përditshme në aspektin e ushqimit dhe lëvizjes.

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë