Pre, Tet 3, 2025
Banner Top
Banner Top

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës  ka njoftuar se në fillim të javës së ardhshme do të nisë shpërndarja e pajisjeve të para ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar.

Sipas ShSKUK -së, pas kompletimit të aplikacioneve dhe vlerësimit nga komisionet përkatëse, është përgatitur plani i veprimit për furnizimin me pajisje ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

“Bazuar në renditjen, sipas radhës së aplikimit, në fillim të javës së ardhshme do të nisë shpërndarja e pajisjeve të para për përfituesit.

Montimi i pajisjeve do të kryhet nga profesionistë të fushës përkatëse, ndërsa një pjesë e tyre do të montohen edhe në shtëpitë e përfituesve, me qëllim të garantimit të përdorimit sa më efikas dhe të sigurtë të tyre.” – thuhet në njoftimin e SHSKUK-së

Ndërkohë, personat që nuk kanë aplikuar ende mund ta bëjnë këtë në zyrat e komisionit, të vendosura në ndërtesën e ambulancave specialistike në QKUK, kati i dytë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë