Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Shqipëria siguron edhe vaksinën e katërt kundër Covid19, atë të Kinës

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për të siguruar vaksina kineze anti Covid-19.

Mësohet se qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., nëpërmjet të cilës do të sigurojë vaksinat e prodhuara në Kinë.

Qeveria ka miratuar Aktin Normativ për të marrë vaksina antiCOVID nga Kina. Sipas Aktit Normativ marrëveshja për furnizimin do bëhet ndërmjet ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Burimet bëjnë me dije se do të vijë një sasi e madhe dozash në Shqipëri nga distributori turk. Sasia nuk dihet për shkak të sekretit tregtar, por burime të besueshme i thanë Top Channel se me këtë sasi do të nisë një vaksinim masiv i popullsisë.

Shqipëria aktualisht ka në përdorim tre lloje vaksinash, të cilat janë Pfizer, e cila mbërriti e para, AstraZeneca me sasi më të madhe me të cilën po vaksinohen mësuesit dhe pedagogët, Sputnik që mbërriti dje si dhuratë e princit të Emirateve të Bashkuara ndërsa me mbërritjen e vaksinave kineze Sinovac pritet të nisë vaksinimi masiv. Vaksinat anti Covid të prodhuara në Kinë po përdoren gjerësisht në Kinë dhe në botë, dsi dhe në Europë, në Hungari e Maqedoninë e Veriut.

Arkiva

Kategoritë