Mër, Jan 26, 2022
Banner Top
Banner Top
Shqipëri, 7 të vdekur nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar shtatë raste me fatalitet dhe 393 raste të reja me koronavirus nga 2793 testime, njofton Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 539 persona, 151 pacientë po marrin trajtim në spitalet COVID, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 158. Janë 6.206 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë vdekur tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67-vjeç nga Berati, një qytetar 80-vjeç nga Lezha.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 202.295 raste, prej tyre 192.967 janë shëruar, 6.206 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.122 pacientë.

Arkiva

Kategoritë