Hën, Nën 4, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkencëtarët po i përkthejnë të qarat e fëmijëve përmes teknologjisë

Të rrishësh një fëmijë është një prej sfidave më të rënda për një prind.

Pse po qan? A ka ngrënë  mjaftueshëm e çfarë po e mundon?

Këto janë vetëm disa nga brengat e përditshme të prindërve të rinj.

Për bebet e qara është mënyra e vetme për të komunikuar pasi përmes lotëve ata shprehin atë që iu nevojitet. Por nuk ndodh rrallë që prindi nuk mund ta kuptojë se për çfarë ka nevojë foshnja e tij/saj.

Pikërisht për këtë gjë, shkencëtarët janë duke shkuar një hap më tutje. Ishte vetëm çështje ditësh, deri kur teknologjia të mund të shpjegonte edhe këtë gjë.

Hulumtuesit kanë shpjeguar për IEEE/CAA Journal of Automatica Sinica, se si përmes teknologjisë mund t’i përkthejnë të qarat e foshnjave.

 Hulumtuesit kishin vendosur një mikrofon në një spital intenziv neonatal dhe kanë bërë regjistrimin e 48 të qarave të foshnjave.

Edhe pse të qarat e fëmijëve natyrisht që nuk ishin të njëjta, ata kishin disa të përbashkëta. Sipas tyre, kur foshnja është i uritur në të qarën e tij vihet re që kanë edhe refleksin thithës dhe gjuhën e vendosin jashtë gojës. Studiuesit thonë që kur një foshnje është e uritur, klithma e të qarës ngjason me tingullin ‘neh’.

Kurse kur e qara është gjysmë është tregues që foshnja dëshiron të flejë. Sipas tyre, e qara bëhet më e thellë kur foshnja juaj ka dhimbje.

Ky hulumtim ka arritur t’i identifikojë vetëm pesë lloje të të qarave, mirëpo hulumtuesit besojnë që gjatë viteve të ardhshme do mund të identifikojnë edhe të qarën kur foshnja ka të nxehtë ose të ftohtë.

Studiuesit besojnë që pasi t’i i përkthejnë edhe këto të qara, prindërit e rinj do të mund ta marrin këtë aplikacion në telefon që të mund t’i kuptojnë foshnjat e tyre. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë