Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat e depresionit pas lindjes

Për shtatzëninë e të bërit nënë, flitet gjithmonë për anën pozitive – e pak persona flasin për depresionin që disa gra e përjetojnë.

Studimet tregojnë që rreth 15% e nënave, ndjehen në depresion pas lindjes.

Depresioni i patrajtuar, mund të jetë fatal prandaj janë disa shenja që ju mund t’i identifikoni tek këto gra:

Dyshojnë se a janë nëna të mira – çdo nënë mund të shqetësohet për atë se si po e rritë fëmijën, por nëse tërë kohës dyshon mbi aftësitë e saja atëherë kjo mund të jetë shenjë e depresionit.

Tërhiqen nga familja dhe shoqëria – një grua që përjeton depresion pas lindjes, ka tendencë t’i qëndrojë larg familjes dhe më të dashurve të saj.

Humbasin interesin në gjëra që dikur i donin – kjo është tipike për depresionin. Nëse një nënë e re dikur kënaqej duke bërë diçka e tani nuk po e shijon, atëherë kjo mund të jetë shenjë shqetësuese.

Humbasin oreksin, ose hanë shumë – pas lindjes çdo grua përjeton ndryshim të oreksit, por nëse kjo zgjatë për një periudhë atëherë duhet shqetësuar./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë