Sht, Nën 9, 2024
Banner Top
Banner Top
Se si të parandalohet përsëritja e hemorroideve – tregon gastroenterologu, Driton Shabani

Albina Selmanaj

Hemorroidet janë vena të fryra dhe të zmadhuara që formohen brenda dhe jashtë anusit dhe rektumit tuaj. Ato mund të jenë të dhimbshme dhe mund të shkaktojnë gjakderdhje rektale. Të gjithë ne kemi lindur me hemorroide, por në fillim, ato nuk na shqetësojnë. Vetëm kur fryhen dhe zmadhohen ato prodhojnë simptoma irrituese.

Për të kuptuar më shumë rreth hemorrideve dhe problemeve që mund të na shkaktojnë, Familjajonë ka intervistuar gastroenterologun e njohur, Driton Shabani i cili ka treguar më në detaje edhe për shkaktarët e hemorroideve.

Shabani po ashtu ka shpjeguar edhe për simptomat e këtij problemi dhe mënyrën e trajtimit të tyre. Për fund, ai po ashtu ka përshkruar edhe dietën të cilës duhet t’i përmbahen personat që kanë probleme me hemorroidet në mënyrë që ta parandalojnë përsëritjen e tyre dhe t’i minimizojnë dhimbjet që hemorroidet shkaktojnë.

Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të hemorroideve ?

Faktorët që luajn rol në formimin e tyre janë shtatzënia , kapsllëku  kronik ose diarre( barkqitja ) kronike , mosha a shtyer etj. Hemorroidet ndahen në të brendshmë  ( brenda anusit ) dhe të jashtme përreth anusit.

Cilat janë simptomat e hemorroideve ?

Shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjaku i pastër që lajmerohet në feçe, apo letër  tualeti. Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit, irritohen dhe bëhen të dhimbshme. Këto lloj hemorroidesh quhen të prolabuara. Disa probleme anorektale siq janë  fisurat, abcesin, irritimin, kruajtjen dhe djegien (pruritis ani), kanë të njëjtat shenja dhe shpesh gabimisht i referohen hemorroideve

Shenjat e hemorroideve të jashtme përfshijnë dhimbje, ënjtje, ose një kokërr të madhe përreth anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut, situatë e cila njihet si trombozë e hemorroideve të jashtme.

Lodhja e tepruar, fërkimi ose pastrimi përreth zonës së anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji apo kruarje e cila mund të bëhet një rreth vicioz shenjash. Mukusi i tepërt gjithashtu mund të shkaktojë kruarje.

Sa të shpeshta janë hemorroidet?

Hemorroidet janë shumë të shpeshta si tek burrat edhe tek gratë. Pothuajse gjysma e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithashtu, hemorroidet mund të jenë të shpeshta edhe tek gratë shtatzëna, situatë e cila shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark. Ndryshimet hormonale shkaktojnë gjithashtu zgjerim të venave hemorroidale.

Si diagnostikohen hemorroidet?

Është shumë e rëndësishme që të të paraqiteni tek mjeku specialist në momentin që keni hemorragji sepse ajo mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera të traktit tretës përfshirë dhe kancerin e zorrës së trashë (kolorektal).

Doktori do të ekzaminojë anusin tuaj nëpërmjet  ekzaminimit digitorektal që do të thotë ekzaminim i cili realizohet me gisht të lubrifikuar për të prekur anomalitë përreth.

Një ekzaminim tjetër për hemorroidet është ai me Anoskop,  një tub i ndriçuar që lejon pamjen e anusit nga brenda për të vlerësuar hemorroidet e brendshme.

Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundjeje tjetër të traktit tretës, është shumë e rëndësishme të kryhet Videokolonoskopia.

Si trajtohen hemorroidet ?

Hemorroidet trajtohet në mënyrë medikamentoze ( me barna) apo kirurgjike.

Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qëllim të lehtësojë simptomat, por më të rëndësishme  janë masat parandaluese për formimin e tyre.

Te trajtimi medikamentoze përfshihet : konsumimi I ushqimeve me fibra , përdorimi I kremave local  apo supozitorëv antiinflamator siq janë kortikosteroidet , banja te ngrohta për 10-15 min dy deri tri herë në ditë , konsumimi I analgjetikëve ( paracetamol , aspirin ose ibuprofen të cilat përkohësisht e lehtësojn dhimbjen)

Aktiviteti fizik ku përfshihet të ecurit, si dhe rritja e sasisë së fibrave dhe lëngjeve në dietë janë poashtu një kombinim i duhur për parandalimin dhe mospërsëritjen e hemorroideve.

-Trajtimi kirurgjik   bahet permes band ligacionit( lidhjes)  , skleroterapise ( injektimi I nje substance e cila tëkurr hemorroidin)  , koagulimit të cilat janë metoda minimale invasive apo edhe pocedurave tjera kirurgjike siq jane hemorroidektomia ( heqja kirurgjike e hemorroideve) , hemorroidopeksi me kapëse-metode që bllokon rrjedhjen e gjakut në hemorroide ( kjo metodë përdoret vetëm për hemorroidet e brendshme.

Dieta për hemorroide

Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve  bëhet përmes jashtëqitjeve  normale (pa kapsllëk), e cila arrihet me një dietë të pasur me fibra dhe lëngje. Me anë të kësaj diete arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë duke parandaluar kapsllekun dhe uljen e presionit të venave të anusit.

Nëse natyra e punës është të rrini ulur shumë gjatë , është e nevojshme që të paktën një herë në orë të bëni një pushim në periudhën 5-10 min .Shoferët preferohen që të mos jenë ulur pranë timonit më shumë se 3 orë pa ndërprerje.

Shmanguni ushqimit me erëza të forta , specave turshi  , te djegëst, pijeve të gazuara dhe verës së kuqe , ushqimit të konzervuar,  prodhimet e mishit të thatë ..Pirja e duhanit duhet të reduktohet në minimum , është e nevojshme për të zvogëluar përdorimin e brumrave ( pite fli) dhe produktet e qumështit në dietë.

Rekomandohet ushqimi me perime fruta , gruri I zier , krunde, llojet e ndryshme të drithrave , farë liri , buka integrale, orizi, mjalt e për të pirë caj kammomil , kantarion , mente, hithi dhe leng karrote

– Për jashtëqitje normale është më i përshtatshëm kompoti me kumbull dhe fiq e cila merret para gjumit.Nje person I cili ka një problem me hemorroide duhet cdo ditë të pini 6-8 gota ujë.Uria dhe shmangia e jashtëqitjes nuk janë të rekomanduara.

-Pas defekimit ( jashtëqitjes) shmanguni përdorimit të letrës higjienike,  me larjen e detyrueshme me ujë  dhe sapun pa aromë.Kjo do të zvogëloj kruarjen

Preferohet një dush me ujë të vakt dhe të aplikojn një kompresë të ftohtë në fushën e rektumit një orë para se të shkojnë për të fjetur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë