Enj, Kor 30, 2026
Banner Top
Retinitis Pigmentosa mund të shkaktojë humbje graduale të shikimit, Klinika Gjermane e Syrit bën thirrje për diagnostikim të hershëm

Retinitis Pigmentosa është një sëmundje e rrallë gjenetike që prek retinën dhe mund të shkaktojë humbje graduale të shikimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klinika Gjermane e Syrit ka treguar për shenjat e para të kësaj sëmundjeje, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Sipas klinikës, simptomat fillestare shpesh shfaqen me vështirësi në shikimin gjatë natës, ndërsa me kalimin e kohës mund të kufizohet edhe fusha e shikimit periferik.

Në postim përmenden si shenja karakteristike vështirësia për të parë në errësirë ose gjatë natës, ngushtimi i fushës së shikimit, i njohur edhe si “vizion tuneli”, përshtatja e ngadaltë nga drita në errësirë, si dhe ulja progresive e shikimit.

Klinika Gjermane e Syrit thekson se, megjithëse bëhet fjalë për një sëmundje të rrallë, diagnostikimi i hershëm luan rol të rëndësishëm në monitorimin dhe menaxhimin e saj.

“Në Klinikën Gjermane të Syrit, ekzaminimet e specializuara të retinës ndihmojnë në identifikimin e hershëm të sëmundjeve që mund të ndikojnë seriozisht në cilësinë e jetës”, thuhet në postimin e klinikës.

Në fund, Klinika Gjermane e Syrit u bën thirrje pacientëve të mos neglizhojnë kontrollet e rregullta oftalmologjike, duke theksuar se “Një kontroll i rregullt mund të bëjë diferencën” në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të syrit.

Për konsultë dhe kontroll oftalmologjik, pacientët mund t’i drejtohen Klinikës Gjermane të Syrit, e cila ndodhet në kilometrin e pestë të rrugës dytësore Prishtinë–Ferizaj. Për informata shtesë dhe caktimin e terminit mund të kontaktojnë në numrat +383 (0)38 60 60 63 dhe +383 (0)45 33 85 88, ose përmes adresës elektronike info@kgjs.net.

Youtube

Arkiva

Kategoritë