Sot u lëshua në përdorim Reparti i Internos në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pas një renovimi të plotë që ka përmirësuar ndjeshëm kushtet për pacientët dhe stafin shëndetësor.
Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, ky renovim ka përfshirë rregullimin e hapësirave të brendshme, përmirësimin e infrastrukturës, inventarin e ri dhe krijimin e një ambienti më funksional, më të sigurt dhe më dinjitoz për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.



“Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe përkushtimit tonë për kushte më të mira për pacientët tanë. Falënderojmë Ministrin e Shëndetësisë për përkrahje të vazhdueshme e në veçanti për këtë projekt.” ka shkruar Spitali i Përgjithshëm në Pejë.
















