Një recetë e pasur me fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme, ideale për syfyr sepse jep energji të qëndrueshme dhe mban ngopje për një kohë të gjatë, rekomanduar nga nutricionistja e “Familja Jo ë”, Albulena Shabani Ilazi.
Përbërësit:
• Tërshërë pa gluten me fara chia – burim i mirë i fibrave dhe karbohidrateve komplekse
• Çokollatë e zezë – antioksidantë dhe një shije e pasur
• Gjalpë kikiriku – proteina dhe yndyrna të shëndetshme
• Kajsi të ziera në ujë të nxehtë – natyralisht të ëmbla dhe të pasura me fibra
• Qumësht (mund të jetë pa laktozë ose bimor) – burim proteinash dhe kalciumi
• Arra – për teksturë dhe yndyrna të mira për trurin
Përgatitja:
1. Nëse përdor tërshërë, lëre të zbutet në uje të nxet për disa orë ose gjatë natës.
2. Kajsitë zbuti në ujë të nxehtë për rreth 10 minuta dhe grijini imët ose blindoj
3. Përziej të gjithë përbërësit dhe shto çokollatën e grirë .
4. Konsumoje të ngrohtë ose të ftohtë, sipas dëshirës.
Kjo përzierje është perfekte për të mbajtur energjinë gjatë agjërimit, duke siguruar sheqerna natyrale, proteina dhe yndyrna cilësore./FamiljaJonë/