Enj, Pri 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Rapsodia e shijes e cila mbahet në mend: Mish pule në salcë kefiri dhe shafrani është kryevepër

Mish pule të këtillë pothuajse nuk keni provuar.

Përbërësit:

– 300 g mish të bardhë;

– 200 ml kefir; 

– 2 lugë të vogla mustardë;

– 1 lugë e vogël shafran;

– gjysmë luge e vogël kripë;

– pak piper;

– 1 tufë majdanoz;

– koriandër

Përgatitja:

Filetat e pulës pritni në kube dhe piqni pesë minuta në tigan pa i shtuar yndyrë. Kohë pas kohe shkundeni tiganin në mënyrë që mishi i pulës nga të gjitha anët të piqet njësoj.

Mishit të pulës pastaj hidhni kefir, shtoni mustardën, kripën, piperin, shafranin dhe farat e thërrmuara të koriandrës, përzini dhe fërgoni në zjarr mesatar derisa i gjithë lëngu të mos vlojë, rreth pesë minuta. Para se të përfundojë fërgimi ushqimit qitni majdanozin e grirë.

Shërbejeni të ngrohtë me oriz të gatuar në avull dhe sallatë sipas dëshirës.

Shijojeni!

Arkiva

Kategoritë