Gjatë muajit gusht, në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” – Gjakovë janë realizuar një sërë shërbimesh për pacinetët ndër këto shërbime janë:
1419 pacientë të hospitalizuar në të gjitha repartet (kirurgji, ortopedi, urologji, ORL, oftalmologji, gjinekologji, obstetrikë, neonatologji, pediatri, interno, infektive, neurologji, psikiatri, pulmologji, dermatologji, kujdes intensiv dhe njësi koronare).
146 operacione të kryera, prej tyre 57 në kirurgji, 16 në ortopedi, 7 në urologji, 5 në oftalmologji, 8 në gjinekologji dhe 53 në akusheri.
153 lindje (83 djem dhe 70 vajza), prej të cilave 53 me prerje cezariane.
12068 vizita ambulatore, ndër to:
• 325 shërbime të CT-së
• 1349 shërbime në Ro-Kabinet
• 786 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim
2967 pacientë kanë marrë shërbime laboratorike.
Në Repartin e Hemodializës janë kryer 838 dializa.













