Mar, Qer 17, 2025
Banner Top
Banner Top
QKUK synon bashkëpunim me Spitalin Florence Nightingale nga Turqia për trajnim dhe mbështetje në fushën e Hemato-Onkologjisë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, ka pritur një deleagcion nga Turqia, Spitali-Grupi Florence Nightingale, i kryesuar nga Assoc. Prof. Dr. Tuğba Akın Telli, specialiste e onkologjisë. Dr. Sinan Mersi dhe menaxheri rajonal, z. Hilmi Kıraç.

Në takim ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, znj. Afërdita Ukimeraj dhe Dr. Fitim Gashi.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave, organizimin e trajnimeve për stafin tonë si dhe mbështetjen me pajisje mjekësore, sidomos në fushën e Hemato-Onkologjisë, por edhe Onkologjisë Mjekësore.

Dy palët biseduan për mundësinë që përmes një Marrëveshje të Bashkëpunimit të mundësohet trajnimi i stafit mjekësor dhe infermieror në Turqi, për shërbime specifike që ka nevojë QKUK.

Youtube

Arkiva

Kategoritë