Sipas një hulumtimi të kryer nga Hygia, ka shumë rëndësi koha kur personat me hipertension i marrin medikamentet e tyre.
Hulumtuesit argumentojnë që koha më e mirë për t’i marr pilulat për ulje të presionit të gjakut, është koha pak para gjumit.
“Hulumtimi ynë tregon se personat që i kanë marr medikamentet e tyre anti-hipertension pak para gjumit e kanë presionin e gjakut më të kontrolluar, krahas atyre që këto medikamente i marrin në mëngjes”, ka thënë lideri i këtij hulumtimi, Ramon C. Hermida.
Sipas tyre, personat që pilulat i kanë marr në mbrëmje kishin 49 për qind më pak mundësi të preken nga sulmet e zemrës. /Familja Jone