Mar, Tet 8, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse ndryshon forma e gjinjve përgjatë viteve?

Përderisa njerëzit plaken, trupi fillon të prodhojë më pak hormone riprodhuese e kjo tek gratë mund të ndikojë në ndryshimin e formës së gjinjve.
Këto ndryshime mund të vijnë si shkak i nivelit të ulët të estrogjenit dhe ndryshimit të elasticitetit të lëkurës.
Përderisa gruaja moshohet, trupi i saj fillon të prodhojë më pak estrogjen se sa ka prodhuar sa ishte më e re. Ky hormon stimulon rritjen e indeve të gjive, kurse niveli më i ulëta të estrogjenit bëjnë që gjëndrat të tkurren. Për këtë arsye gjinjtë me kohë fillojnë të duken më të butë dhe më pak të mbushur.
Gjinjtë mund ta ndërrojnë formën edhe për shkak të ndryshimeve në lëkurë. Sa më shumë kalojnë vitet, lëkura fillon e bëhet më pak elastike dhe dalin rudhat dhe disa shenja në gjithë trupin. Gjinjtë fillojnë të humbasin yndyrën dhe indet humbasin elasticitetin. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë