Die, Mar 17, 2024
Banner Top
Banner Top
Problemet shëndetësore që mund t’i kenë personat që flenë shumë

Cdo njeri që dëshiron të jetojë shëndetshëm, e di që gjumi luan një rol krucial. Por a e dini që edhe gjumi i tepërt është i dëmshëm?
Më poshtë ju mund të kuptoni më tepër sa i përket dëmeve në shëndet që mund të përjetojnë personat që flenë më shumë se 8 orë në ditë!

Mbipesha – studime të shumta kanë bërë një lidhje në mes të gjumit të tepërt dhe peshës.

Crregullime depresive – njerëzit që flenë më shumë se 8 orë, kanë tendencë të preken nga depresioni. Ndonjëherë, për shkak të këtyre crregullimeve njerëzit preferojnë të flenë më shumë.

Sëmundjet e zemrës – nëse flini shumë gjatë, ju mund të rrezikoheni edhe nga problemet e zemrës. Studimet kanë treguar që gjumi i tepërt, rritë rrezikun e prekjes nga sëmundje të tilla për 34 për qind!

Dhimbjet e kokës – ndodhin nëse flini pak, por cuditërisht edhe nëse flini gjatë! Kur flini më shumë se tetë orë në ditë, ju mund të zgjoheni me dhimbje të kokës. Kjo për arsye se gjumi ndikon në neurotransmetuesit në tru si dhe në nivelin e serotoninës.

Probleme me kujtesë – sipas një studimi, orët e gjatë në gjumë ndikojnë në mënyrën se si funksionon truri. Kjo për arsye se gjumi ndikon në funksionet kognitive dhe në aftësinë që ka truri për të kujtuar detajet. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë