Përgatitja: më pak se 30 minuta
Gatimi: 10–30 minuta
Sasia: për 4 persona
Përshtatshmëria dietike: pa arra, e përshtatshme për shtatzëna, vegjetariane.
Mos i nënvlerësoni patatet e mbetura nga dita e djeshme! Vetëm shtoni disa përbërës të thjeshtë që ndodhen zakonisht në çdo kuzhinë dhe do të përgatisni një recetë të shijshme të patateve në formë të petullave që do t’i pëlqejë gjithë familjes. Ia vlen të zieni një ose dy patate më tepër në darkë, vetëm që të shijoni këtë vakt të mrekullueshëm ditën tjetër.
Vlerat ushqimore për person:
Kalori: 274 kcal
Proteina: 9 g
Karbohidrate: 27 g (nga të cilat 3 g sheqerna)
Yndyrë: 14.5 g (nga të cilat 5.5 g të ngopura)
Fibre: 2 g
Kripë: 1.4 g
Përbërësit:
- 275 g patate të shtypura dhe të ftohta
- 75 g miell i bardhë
- ½ lugë çaji pluhur pjekjeje
- ½ lugë çaji sodë buke
- 2 vezë të mëdha
- 75–125 ml qumësht
- 2–3 lugë gjelle qepë të njoma, qepë të njoma të thata ose majdanoz i freskët i grirë hollë – plus pak më shumë për zbukurim
- vaj për skuqje
- një copë e vogël gjalpi
- krem kosi për servirje (opsionale)
- kripë dhe piper i zi i sapo bluar
Përgatitja:
Hidhni patatet e shtypura, miellin, pluhurin për pjekje dhe sodën e bukës në një tas të madh.
Në një enë tjetër, përzieni vezët me 75 ml qumësht. Shtojeni gradualisht këtë përzierje te përbërësit me patate, duke e rrahur derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Shtoni edhe pak qumësht nëse nevojitet për të arritur një masë të butë.
Shtoni qepët e njoma ose barishtet dhe erëzat. Rregulloni me kripë dhe piper, por kujdes nëse patatet ishin të kripura që më parë, mund të mos jetë e nevojshme të shtoni shumë.
Ngrohni pak vaj dhe një copë të vogël gjalpi në një tigan të madh me sipërfaqe jo-ngjitëse në nxehtësi mesatare. Ndërkohë, ndizni furrën në temperaturën më të ulët për të mbajtur të patatet.
Me një lugë hidhni nga masa e përgatitur në tigan dhe shtypeni paksa që të krijoni patate me diametër rreth 8 cm. Skuqini për rreth një minutë, derisa pjesa e poshtme të marrë ngjyrë të artë dhe sipërfaqja të mbulohet me flluska. Kthejini dhe skuqini edhe për një minutë tjetër derisa të fryhen dhe të marrin ngjyrë nga të dyja anët.
Vendosini në një tavë dhe futini në furrë për t’i mbajtur të ngrohta derisa përgatisni pjesën tjetër. Shtoni pak vaj dhe gjalpë në tigan për çdo turn të ri.
Shërbejeni menjëherë, të spërkatura me pak nga barishtet e freskëta dhe, nëse dëshironi, me pak krem kosi ose me shtesat tuaja të preferuara.
Këshilla për recetën:
Nëse ju terojnë këto “petulla” prej patateje, mund t’i mbështillni me letër alumini dhe t’i ngrohni sërish në furrë me temperaturë mesatare.
Këto “petulla” me patate shkojnë shumë mirë me lloj-lloj shtesash. Provoni disa nga këto kombinime:
- proshutë e skuqur, vezë të fërguara dhe fasule të ziera
- salmon i tymosur, krem kosi dhe rukola
- avokado e shtypur, feta limoni dhe vezë të ziera
- spinaq i zbutur, tomatina të pjekura dhe djathë i bardhë
- lakër jeshile krokante, salcë pikante dhe vezë të fërguara.












