Mër, Maj 24, 2023
Banner Top
Banner Top
Pacienti i parë me koronavirus në Kosovë drejt shërimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se tashmë kanë rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me COVID 19 pozitiv dhe se janë në pritje të rezultateve finale.

Megjithatë, Vitia ka apeluar për kujdes të shtuar.

‘Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me COVID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë.

Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor🙏

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË’, ka shkruar tutje Vitia./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë