Të dielën që lamë pas, në emisionin Familja Jonë u trajtuan disa tema të rëndësishme për shëndetin e trupit dhe mendjes.
Në pjesën e parë u fol për PaceMaker-in, pajisjen mjekësore që ndihmon zemrën të funksionojë siç duhet, duke sjellë më shumë informacione për ata që përballen me probleme kardiake.
Në vazhdim, psikiatri Dr. Bujar Berisha shpjegoi protokollin e trajtimit për një pacient të hospitalizuar në Spitalin e Varësive “Rezonanca 2”, duke ndriçuar rrugën e rehabilitimit dhe mbështetjes për të prekurit nga varësitë
Në pjesën e tretë, në studio ishte e ftuar mësuesja Arlinda Cubaj Rexhepi, e cila ndau përvojën e saj në arsim dhe rëndësinë e rolit të mësuesit në formimin e brezave të rinj.
Si çdo të diel, emisioni u përmbyll me këshillat e vlefshme nga nutricionistja dhe dietologia Albulena Shabani Ilazi, e cila solli një tjetër recetë të shëndetshme dhe të lehtë për përgatitje në shtëpi.











