Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Repartin e Kirurgjisë së këtij spitali nuk ka lista të pritjes për operacione.
Sipas njoftimit, gjatë vitit 2025, janë realizuar rreth 730 intervenime kirurgjike.
“Në bashkëpunim me ekipin e anestezionit, janë kryer 620 operacione në sallën kryesore operative, si dhe 110 intervenime kirurgjike në sallën e vogël operative.” ka bërë të ditur ky spital.

Shëbimet tjera që janë kryer gjatë vitit 2025 të cilat i ka theksuar Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë janë:
- Ekipi i specialistëve të Kirurgjisë ka kryer edhe 12 mijë kontrolle dhe ekzaminime ambulantore.
- Në kabinetin e Endoskopisë janë kryer rreth 100 kolonoskopi (kontroll i zorrës së trashë me kamerë).
- Nga numri i intervenimeve kirurgjike dhe operacioneve, disa kanë qenë elektive (të planifikuara më herët), ndërsa të tjera urgjente (me nevojë për ndërhyrje të menjëhershme).
- Tek rastet elektive (të planifikuara) kanë dominuar, kolecistektomitë (heqja e fshikëzës së tëmthit në gurë në tëmth). Hernitë e ndryshme (dalje e zorrëve ose indeve përmes murit të barkut) tumorët e traktit gastrointestinal (TGI) (tumorë të stomakut, zorrëve dhe aparatit tretës).
- Si raste urgjente kirurgjike (sëmundje të ndryshme që kërkojnë operacion) më të shpeshta ishin Apendektomitë (heqja e apendiksit – zorra e verbër)ileuset (bllokim i zorrëve)perforacionet e organeve kavitare (çarje e stomakut ose zorrëve).












