Mar, Tet 8, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndryshoni këto shprehi që të keni lëkurë të bukur

Bukuria nuk është gjithmonë vetëm llotari gjenetike, por mvaret shumë edhe nga shprehitë që i keni me vite të tëra.

Disa gjëra që i bëni në përditshmëri mund të kenë efekt negativ në lëkurë e në trupin tuaj, prandaj duke i mënjanuar ato, ju mund të dukeni më të ri.

Mbani këmbët lartë, kjo pasi mundësoni qarkullimin e gjakut dhe parandaloni formimin e venave.

Përdorni krem kundër diellit gjatë tërë vitit, ndonëse nuk ka diell cdo ditë. Rrezet e diellit, afektojnë lëkurën tuaj edhe në vjeshtë e në dimër. Studimet tregojnë që njerëzit që përdorin krem kundër dielli gjatë tërë vitit, plaken 24 përqind më ngadalë se ata që nuk përdorin.

Kujdesuni edhe për lëkurën e qafës, pasi është e hollë dhe ka shumë tendencë që të formohen rrudhat. Aplikoni krem edhe në qafë por gjithashtu flini në një jastëk më të lartë.

Konsumimi i ujit është i domosdoshëm që të keni lëkurë më të butë, prandaj gjithmonë kujdesuni që kudo që shkoni ta keni një shishe uji me vete.

Gjumin duhet ta bëni të rehatshëm por edhe mbështjellsi i jastakut ka një rol të madh. Shpeshherë në mëngjes në vend se fytyra të jetë më e butë, ajo është më e irritueshme e kjo ndodhë për shkak të mbulesës së jastëkut. Që të keni lëkurë të butë dhe flokë të rregullta, ju duhet të përdorni mbështjellës të mëndafshit apo saten.

Youtube

Arkiva

Kategoritë