Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndërron jetë pacienti që u hodh sot nga dritarja e Klinikës së Kirurgjisë Trokale

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka bërë të ditur se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës.

Sipas njoftimit, menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.

Youtube

Arkiva

Kategoritë