Mër, Maj 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Myftiu Tërnava: Përplasjet e pafundme politike të partive tona kanë lodhur qytetarët tanë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, sot ka mbajtur Hytben e Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Para besimtarëve ai bëri thirrje që njeëyit të largohen nga egozmi dhe përçarja dhe të forcojnë lidhjet familjare e ato shoqërore.

“Në këtë ditë të madhe, le të pastrojmë zemrat tona nga urrejtja, përçarja dhe egoizmi. Le të forcojmë lidhjet familjare e shoqërore, le t’i ndihmojmë nevojtarët dhe le të bëhemi njerëz të paqes, përgjegjësisë”, tha ai.

Myftiu ngriti shqetësimin edhe për zgjedhjet e njëpasnjëshme në Kosovë me ç’rast ndau edhe mesazhe për subjektet politike.

“Një komb që harron rrënjët e veta, rrezikon të humb të humbasë orientimin e tij në histori. Ndërsa një komb që ruan kujtesën, kulturën dhe vlerat e tij mbtet i fortë edhe përballë sfidave më të mëdha. Për të ndërtuar këto ide të larta, vendi ynë ka nevojë për përveç stabilitietik ekonomik dhe politik edhe për institucione funksionale dhe përgjegjësi shtetërore.” tha Tërnava.

Sipas tij, kjo gjendje ka shkaktuar shqetësim te qytetarët.

“Fatkeqësisht, interesat e ngushta grupore dhe përplasjet e pafundme politike të partive tona kanë lodhur qytetarët tanë dhe kanë krijuar pasiguri për të ardhmen. Mbajtja e zgjedhjeve të njëpasnjëshme, mungesa e unitetit institucional dhe polarizimi politik nuk i shërbejnë Kosovës por dobësojnë besimin qytetar dhe zbehin shpresën e brezit të ri” paralajmëroi myftiu.

Youtube

Arkiva

Kategoritë