Hën, Tet 12, 2026
Banner Top
Mjeku gjinekolog i heq kokën foshnjës në lindje gjersa edhe babai po shikonte

Ngjarje të tmerrshme ndodhen në një spital brazilian. Kur lind një fëmijë para kohe, mjeku gjinekolog, bëri një gabim fatal, duke këputur kokën e foshnjës gjate lindjes. Ajo që thuhet se ka ndodhur më 1 maj në metropolin brazilian të Belo Horizont, tingëllon si një skenë nga një film horror.

 Në maternitetin e Spitalit Universitar të Minas Gerais, një mjek thuhet se i ka shkëputur kokën një foshnjeje gjatë lindjes. Mediat braziliane raportuan njëzëri, duke cituar raportet e policisë dhe avokatin e familjes së fëmijës. Rrjedhimisht, tragjedia ka ndodhur pasi nëna është shtruar në spital me komplikime, siç raporton gazeta “Estado de Minas”.

34-vjeçarja, e cila ishte vetëm 28 javëshe shtatzënë, erdhi në spital mbrëmjen e 30 prillit me presion të lartë të gjakut dhe edemë. Mjekët e këshilluan gruan të nxiste lindjen. Kështu që natën, rreth orës 03:00 të datës 1 maj, gruaja iu nënshtrua një operacioni cezarian. Ndërkohë në sallën e lindjes kishte ardhur edhe bashkëshorti për të parë lindjen e ndërlikuar. Por operacioni cezarian, të cilin mjeku përgjegjës e ka kryer, ka rezultuar i pasuksesshëm.

Avokati i familjes përshkruan se çfarë ndodhi më pas: “Doktori u ngjit në stomakun e nënës dhe i kërkoi asaj të shtynte me presion,gjërsa ai tentoi ta nxirrte vetë fëmijën. Kështu ai i shkuli kokën fëmijës nga trupi”.

 Fetusi thuhet të ketë pasur keqformime të rënda. Babai i tmerruar i raportoi policisë se vajza e tij i mbylli sytë dhe lëvizi gojën. Prandaj, fëmija ishte gjallë kur doktori donte ta lindte. Sipas avokatit, ekipi mjekësor i ka ribashkuar kokën e prerë të porsalindurit për t’ia treguar edhe një herë nënës, fëmijën e vdekur. Spitali me sa duket u ka ofruar prindërve të tronditur që të paguajnë funeralin, me kusht që vetë familja të pranonte një autopsi në spitalin universitar.

 Prindërit refuzuan. Fëmija megjithatë është bërë autopsi në klinike, në vend që të dërgohet trupi në institutin e mjekësisë ligjore. Sipas një deklarate nga spitali, ekzaminimet paraprake gjinekologjike kishin vërtetuar tashmë se fetusi kishte keqformime të rënda dhe ishte vështirë të realizohej. Megjithatë, ekipi mjekësor “bënë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar jetën e gruas shtatzënë dhe të fëmijës”.

Spitali shpreh keqardhje për vdekjen e fëmijës dhe gjithashtu është angazhuar që të “sqarojë të gjitha faktet në mënyrë transparente dhe të shkathët”, shkruan gazeta “Globo”. Ndërkohë policia e Belo Horizonte ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse ka pasur gabim mjekësor apo neglizhencë. Dhe familja e fëmijës përmes avokatit të tij kërkon akses në kartelat mjekësore që spitali ka krijuar për rastin.

Përktheu: Dr Halil Krasniqi

Nga Burimet ・g1.globo.coom: Hospital das Clínicas abre processo para apurar morte de bebê que teve ‘cabeça arrancada’ durante parto em BH (portugiesisch) ・em.com.br: BH: família denuncia que bebê morreu decapitado por médica durante o parto (portugiesisch) ・itatiaia.com.br: Família do bebê que teve a cabeça arrancada em hospital de BH quer acesso ao prontuário (portugiesisch) ・em.com.br: Bebê decapitado: advogada aponta ‘hematomas’ pelo corpo (portugiesisch) ・dailymail.com.uk: Doctor ‘pulls baby’s head off during childbirth while horrified father watches’ (englisch)

Youtube

Arkiva

Kategoritë