Mar, Nën 30, 2021
Banner Top
Banner Top
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim

Përkundër uljes drastike të numrit të të infektuarve me COVID-19 brenda ditës, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19.

Në një postim në faqen e tyre zyrtare në Facebook bëhet thirrje që vaksinimi të kryhet sa më parë, pasi, sic shprehen ata, ndryshimi nuk të ndodhë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar.

“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara.

Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi.

#VAKSINOHU”, thuhet në shkrimin e tyre në Facebook.

Aktualisht janë vaksinuar mbi 65 për qind e personave mbi moshën 18 vjecare me dozën e parë të vaksinës COVID-19, ndërsa me të dyja dozat janë vaksinuar 53 për qind persona.

Arkiva

Kategoritë