Hën, Maj 29, 2023
Banner Top
Banner Top
Meta për mjekët: Ju jeni heronjtë tanë

Presidenti shqitpar, Ilir Meta, përmes një mesazhi në rrjete sociale i ka falënderuar mjekët për përkushtimin që po bëjnë këto kohë për shkak të koronavirusit.

 “Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë COVID-19. Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre. Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit! Krenarë për të gjithë ju”, shkruan Meta në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë