Mar, Maj 12, 2026
Banner Top
Banner Top
Me 18-19 shtator mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Mjekësore

Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Mjekësore do të mbahet më 18 dhe 19 shtator 2026 në Hotel Sirius në Prishtinë, në format fizik dhe online.

Konferenca organizohet nga dhe do të mbledhë profesionistë shëndetësorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera.

“Trajnime Të Vazhdueshme Shëndetsore” ka bërë të ditur se aktiviteti është i akredituar nga për të gjitha profilet, ku pjesëmarrësit pasiv do të përfitojnë 20 pikë, ndërsa pjesëmarrësit aktiv 25 pikë.

Ndërkohë, akreditimi nga mbetet ende në pritje. Për infermierët janë paraparë 15 pikë për pjesëmarrësit pasiv dhe 20 pikë për pjesëmarrësit aktiv.

Konferenca do të përfshijë ligjërata nga ekspertë të fushës, ndërsa organizatorët kanë hapur edhe thirrjen për prezantime shkencore.

Të interesuarit mund të aplikojnë për prezantim duke dërguar abstraktin dhe CV-në deri më 1 shtator 2026 në adresën elektronike abstrakte.trajnime@gmail.com.

Pagesa e pjesëmarrjes është 50 euro për anëtarët e OMK-së dhe 30 euro për anëtarët e OIK-së.
Formulari për aplikim në konferencë gjendet këtu: Linku për aplikim

Familja Jonë ka përcjellur vazhdimisht edicionet e kësaj konference.

Gjatë konferencës e cila u mbajt më 30-31 janar të këtij viti u trajtuan çështje aktuale që lidhen me zhvillimet bashkëkohore në mjekësi, qasjet moderne diagnostikuese dhe terapeutike, si dhe sfidat me të cilat përballen profesionistët shëndetësorë në praktikën e përditshme.

Kjo konferencë përfshiu një gamë të gjerë fushash të mjekësisë, duke bashkuar profesionistë nga mjekësia interne, kirurgjia, stomatologjia, infermieria, farmacia, pediatria, neurologjia, onkologjia, mjekësia emergjente, shëndeti mendor dhe mjekësia familjare.

Ndërsa, vetëm pak muaj më vonë, Prishtina u kthye në një pikëtakim të rëndësishëm të profesionistëve të shëndetësisë, ku ekspertë nga vendi dhe rajoni u bënë bashkë në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore.

Për dy ditë me radhë, më 10 dhe 11 prill, kjo ngjarje solli në fokus zhvillimet më të fundit në mjekësi, nga avancimet në kirurgji, te roli gjithnjë në rritje i inteligjencës artificiale në shërbimet shëndetësore.

Diskutimet prekën gjithashtu sfidat e sëmundjeve kronike, rëndësinë e shëndetit mendor dhe qasjet më të reja në diagnostikim e trajtim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë