Hën, Pri 6, 2026
Banner Top
Banner Top
Martesa me veten? Trendi që po ndiqet nga gratë që nuk arrijnë të gjejnë një partner të duhur

Sarah Wilkinson, një 42-vjeçare nga Britania, ka zgjedhur të festojë dashurinë për veten duke organizuar një “dasmë me veten”.

Ceremonia u mbajt muajin e kaluar në Suffolk dhe u planifikua nga një mikeshë e saj profesionale në organizimin e dasmave.

Idenë për këtë ditë speciale Wilkinson e ka pasur që kur mbushi 40 vjeç dhe i dhuroi vetes një unazë fejese me diamant.

Në ditën e dasmës, ajo veshi një fustan tradicional të bardhë, pati tortë tipike dasme dhe nëna e saj e shoqëroi drejt “altarit”.

Në festë morën pjesë rreth 40 të afërm dhe miq të ngushtë. Për këtë, ajo shpenzoi rreth 10 mijë paund që kishte kursyer gradualisht.

Wilkinson e sheh këtë si një mënyrë për të festuar jetën dhe vetëvlerësimin, pa përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të martohet edhe me një partner.

Historia e saj përfshihet në fenomenin e njohur si sologamia, ose martesa me veten. Ky akt nuk ka vlerë ligjore, por simbolizon dashurinë dhe respektin për vetveten.

Ky trend po rritet globalisht, me raste të shumta në SHBA, Evropë dhe Azi, dhe shumë gra e shohin si një mënyrë për të riafirmuar forcën, pavarësinë dhe zhvillimin personal.

Ekspertët thonë se dashuria për veten ndihmon të kuptosh më mirë marrëdhëniet dhe vendin tënd në botë. Megjithatë, kritikët e shohin si një formë narcizmi, ndërsa ata që e praktikojnë e konsiderojnë lirinë për të zgjedhur dhe për të festuar veten pa kushte.

Youtube

Arkiva

Kategoritë