Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk ka më simptoma të koronavirusit.
Tashmë kur është plotësisht i shëruar, ai ka dalë nga vetizolimi, njofton Elysee.
“Presidenti nuk ka më simptoma”, thuhet në njoftim.
Në përputhje me protokollet shëndetësore, vetizolimi i presidentit mund të përfundojë pas shtatë ditësh.
Macroni ka dalë pozitiv me COVID-19 më 17 dhjetor pasi që iu kanë shfaqur simptomat, por që ka vazhduar t’i kryente detyrat e tij edhe nga izolimi.
Ai ua ka uruar të gjithëve festat e fundvitit dhe ka bërë thirrje për t’u bashkuar kundër këtij virusi.