Ka arritur në 20 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë dhe gjendja shëndetësore e tyre është stabile.
Kështu ka bërë të ditur infektologu Valbon Krasniqi, i cili tha se aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar vetëm 12 pacientë, ndërsa pjesa tjetër janë duke u trajtuar në shtëpitë e tyre.
Krasniqi tha se pacientët të cilët janë të vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre trajtohen nga ekipet e terrenit të Qendrave të Mjekësisë Familjare, por potencon se gjendja e tyre është e mirë përderisa nuk kanë nevojë të trajtohen në Klinikën Infektive.
Aktualisht në Klinikë kemi 12 pacientë të shtrirë që tashmë është konfirmuar se janë të prekur nga ky infeksion…Ne supozojmë dhe besojmë që gjendja e tyre është e mirë përderisa janë në shtëpi dhe nuk kanë nevojë të vijnë në Klinikë”, tha ai.
Sa i përket gjendjes së furnizimit me material mbrojtës, Krasniqi tha se në Klinikën Infektive kanë material të mjaftueshëm, por që potencon se është e domosdoshme që të furnizohet personeli i të gjitha niveleve./Familja Jonë













