Enj, Pri 23, 2026
Banner Top
Banner Top

Në vazhdim të seancës së sotme plenare, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”, pas një sërë diskutimesh nga deputetët.

Projektligji kaloi në shqyrtimin e dytë me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, duke marrë mbështetje të plotë nga të pranishmit në sallë.

Miratimi i këtij projektligji konsiderohet hap i rëndësishëm në organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe ndërkombëtare që pritet të mbahet në Kosovë.

Deputetët pritet të debatojnë dhe votojnë për disa projektligje të tjera që konsiderohen me ndikim të gjerë institucional dhe shoqëror.

Youtube

Arkiva

Kategoritë