Hën, Nën 4, 2024
Banner Top
Banner Top
Kryhet me aparaturë të re operacioni në segmentin e pasmë të syrit

Pas furnizimit me pajisje të reja, Klinika e Oftalmologjisë (Syve) ka filluar të kryejë operacione, për të cilat më parë pacientët ishin referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Në këtë klinikë është realizuar operacioni i viterektomisë (operacion në segmentin e pasmë të syrit), për të cilin operacion pacientët ishin detyruar të paguanin deri në 5 mijë euro jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Pacienti F.K (1944) gëzon shëndet të mirë të syrit, pas operacionit që zgjati një orë e gjysmë, të realizuar nga stafi mjekësor i Klinikës së Syve.

Në mungesë të aparaturës adekuate, deri më tani, për këtë patologji vetëm këtë vit, 200 pacientë ishin referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Tash e tutje, ky lloj i operacionit do të ofrohet në Klinikën e Syve dhe pacientët nuk kanë nevojë të drejtohen jashtë institucioneve publike shëndetësore. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë