Hën, Gus 2, 2021
Banner Top
Banner Top
Kontrollet mjekësore që duhet të bëni çdo vit pasi të mbushni të 30-at

Kontrollat e vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mund të ju kursejnë shëndetin – dhe jetën tuaj – më vonë.

Nëse sapo keni r mbushur 30 vjet, atëherë duhet të shkoni më shpesh tek mjeku dhe të bëni këto analiza:

Niveli i kolesterolit: Mjekët këshillojnë që të paktën 1 herë në vit të kontrolloni nivelin e kolesterolit në gjak, sidomos në rastet kur keni një histori familjare me kolesterol të lartë dhe nuk ushqeheni shëndetshëm. Pas kalimit të të 30-ave metabolizmi ngadalësohet dhe është më e lehtë të akumulohen yndyrnat në gjak.

Niveli i sheqerit në gjak: Pas kalimit të kësaj moshe, metabolizmi ngadalësohet dhe pankreasi i cili sekreton insulinë mund të mos funksionojë siç duhet. Nëse keni histori familjare me nivel të lartë sheqeri apo diabeti atëherë mos i injoroni kontrollet mjesësore pas kësaj moshe.

Tiroidet: 1 në 10 gra përjetojnë probleme me tiroiden gjatë gjithë jetës. Pas të 30-ave ju duhet të bëni kontrolle mjekësore për gjëndrën tiroide të paktën 1 herë në vit.

Tensioni i gjakut: Edhe pse shëndeti i zemrës mund të jetë në gjendje të mirë, nuk përjashtohet fakti për t’u prekur nga tensioni i lartë i gjakut. Sipas studimeve të fundit është bërë e ditur se tensioni i lartë mund të prekë edhe personat pas të 30-ave./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë