Die, Tet 13, 2024
Banner Top
Banner Top
KOMF e dënon dhunën e ushtruar ndaj fëmijës në Istog

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka dënuar dhunën e ushtruar në Komunën e Istogut, ndaj fëmijës K.M – 7 vjeçare.

KOMF ka kërkuar nga institucionet të ndërmarrin masat e duhura sipas ligjit në fuqi që personi i dyshuar të marr ndëshkimin e merituar për ushtrim të dhunës.

Ditën e martë është publikuar një video ku shihet një i rritur duke e rrahur brutalisht një vajzë 7 vjeçe. Mediat kanë raportuar që  “7-vjeçarja, bashkë me disa fëmijë të tjerë, kohë pas kohe, paraqiteshin në afërsi të dyqanit për të kërkuar lëmoshë. Ndërkaq, sipas pronarëve të vetë dyqanit, fëmijët nuk shkaktonin ndonjë problem”.

Ndërkaq KOMF-i ka kërkuar nga Qendra për Punë Sociale në Istog që ta vlerësoj rastin dhe të ofrojë shërbimet sociale dhe familjare për viktimën. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë