Enj, Kor 30, 2026
Banner Top
Klinika Gjermane e Syrit: Personat me diabet duhet të kryejnë kontroll të rregullt të syve

Klinika Gjermane e Syrit ka bërë thirrje që personat me diabet të mos neglizhojnë kontrollet e rregullta oftalmologjike, duke theksuar se diagnostikimi i hershëm i ndryshimeve në sy është thelbësor për ruajtjen e shikimit.

Sipas një postimi të publikuar nga klinika, personat me diabet duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të plotë të syve të paktën një herë në vit. Në rastet kur janë shfaqur shenja të retinopatisë diabetike, kontrollet mund të rekomandohen më shpesh, zakonisht çdo tre deri në gjashtë muaj, në varësi të vlerësimit të mjekut.

Klinika sqaron se koha e kontrollit të parë ndryshon në varësi të llojit të diabetit. Për personat me diabet të tipit 1, kontrolli i parë i syve rekomandohet brenda pesë viteve nga vendosja e diagnozës. Ndërkaq, për personat me diabet të tipit 2, kontrolli duhet të kryhet menjëherë pas diagnostikimit, pasi dëmtimet në sy mund të kenë filluar edhe para se sëmundja të zbulohet.

“Mos prisni të shfaqen simptomat sepse kontrolli i rregullt është mënyra më e mirë për të mbrojtur shikimin”, thekson Klinika Gjermane e Syrit në postimin e saj.

Për konsultë dhe kontroll oftalmologjik, qytetarët mund t’i drejtohen Klinikës Gjermane të Syrit, e cila ndodhet në kilometrin e pestë të rrugës dytësore Prishtinë–Ferizaj. Për informata shtesë dhe caktimin e terminit mund të kontaktojnë në numrat +383 (0)38 60 60 63 dhe +383 (0)45 33 85 88, ose përmes adresës elektronike info@kgjs.net.

Youtube

Arkiva

Kategoritë