Sht, Tet 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Këshilla për gratë që kanë kryer lindje cezariane

Një në tre gra, bën lindje cezariane. Për dallim nga lindja normale për atë cezariane nevojitet më shumë kohë për tu shëruar.

Ja disa  këshilla se çfarë duhet të bëjnë gratë pas operacionit cezarian:

Konsumoni probiotikë dhe ushqime të frementuara

Antibiotikët që marrin nënat pas operacionit, mund të ndikojë tek bakteriet e mira në zorrë. Për këtë arsye një grua që sapo ka kryer operacion cezarian, mund ta pyes doktorin për probiotikët, në mënyrë që të ketë zorrë të shëndetshme. Të njëjtin efekt mund ta japin edhe ushqimet e fermentuara.

Ecja – sapo keni leje nga mjeku që të ecni, filloni e bëni ecje për 30 minuta. Ecja është shumë e mirë për të reduktuar rrezikun e mpikjes së gjakut dhe ndihmon trupin që të rimëkëmbet.

Mos konsumoni ushqime inflamatore – ushqimi është tejet i rëndësishëm për nënat e reja. Limitoni ato inflamatore si: mishi i kuq, buka e parë dhe të gjitha ushqimet e skuqura. Provoni ushqime si: rrushi, brokoli, bajame dhe fara.

Pushoni – pushimi është shumë i rëndësishëm pas një operacioni. Natyrisht, që nuk është e lehtë të bëhet pushim kur keni fëmijë, por duhet të gjeni kohë të pushoni për vete. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë