Sht, Tet 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Karamele kundër të vjellave

Jeni me të vjella për shkak të shqetësimeve në stomak ose gjatë një udhëtimi me makinë, varkë ose aeroplan? Jeni në artikullin e duhur! Më poshtë do t’ju flasim për një recetë të shpejtë të përgatitjes së karameleve kundër të vjellave të cilat janë efektive dhe shumë praktike për t’u mbajtur me vete.

Përbërësit:

Pak xhinxher i freskët

Sheqer kaf

Ujë

Udhëzime:

-Sasia e xhinxherit që duhet të përdorni për këtë recetë varet nga sasia e karameleve që dëshironi të prodhoni. Me që e keni për herë të parë, mund të përdorni 4 ose 5 copa xhinxher të freskët.

-Qëroni xhinxherin e freskët me një thikë. Më pas shpëlajeni me ujë.

-Priteni në feta të holla në mënyrë që të ekstraktoni përbërësit e xhinxherit që luftojnë të vjellat.

-Vendosini fetat në një tenxhere dhe mbulojini me ujë. Nëse nuk doni që shija e tyre të jetë shumëe fortë, shtoni më shumë ujë.

-Vendosini të ziejnë në nxehtësi mesatare. Kur të marrë valë, uleni nxehtësinë dhe lëreni masën të ziejë për 20-30 minuta.

-Nxirrni fetat e xhinxherit dhe peshoni ujin e mbetur. Të njëjtën sasi uji do të përdorni edhe për sheqerin. Për shembull nëse keni 140 gr ujë, do të përdorni 140 gr sheqer kaf.

-Shtoni sheqerin në tenxhere dhe vendoseni përsëri përzierjen në zjarr në nxehtësi mesatare. Përziejini me lugë druri që të parandaloni djegien e sheqerit kafe.

-Më pas ulni nxehtësinë derisa përbërja të trashet.

-Shtroni mbi një sipërfaqe të rrafshtë një letër furri. Me anë të një luge çaji, vendosni masën e trashur  të karameleve mbi sipërfaqe letre, duke u kujdesur të kenë distancë nga njëra-tjetra. Prisni të ftohen dhe më pas futini në një kavanoz.

Youtube

Arkiva

Kategoritë