Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Japonia financon pajisje mjekësore për Qendrën Diagnostikuese të Graçanicës

Shteti japonez do të ndihmojë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Komunën e Graçanicës, përmes sigurimit të pajisjeve mjekësore për Qendrën Diagnostikuese.

Ambasada e Japonisë në Kosovë ka bërë të ditur se sot në zyrat e Komunës së Graçanicës u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Grant-kontratës për projektin e sigurimit të pajisjeve mjekësore për Qendrën Diagnostikuese në Graçanicë, në kuadër të ndihmës japoneze për grantet e projekteve të sigurisë bazike njerëzore (GGP).

Kontrata e grantit u nënshkrua nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki dhe kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, si partner zbatues i projektit.

“Gjatë ceremonisë, Tanigaki e uroi Zhiviqin për marrjen e detyrës së kryetarit të ri të komunës, duke i uruar suksese në zbatimin e politikave në shërbim të qytetarëve. Ai theksoi se Japonia mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të shërbimeve bazike, veçanërisht në fushën e shëndetësisë. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Graçanicës dhe rajonit përreth, përmes pajisjes së Qendrës Diagnostikuese me teknologji moderne mjekësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës japoneze.

Sipas njoftimit, rreth 4.100 pacientë në vit pritet të përfitojnë diagnozë më të saktë dhe zbulim të hershëm të sëmundjeve nga instalimi i një analizuesi shtesë imunoanalitik në laboratorin klinik. Po ashtu, dhurimi i një pajisjeje për terapi me valë goditjeje radiale në departamentin e fizioterapisë do t’u mundësojë rreth 430 pacientëve në vit trajtim më adekuat sipas nevojave të tyre.

Sipas njoftimit të Ambasadës japoneze vlera totale e projektit kap shifrën prej 59 mijë e 700 eurosh.

Youtube

Arkiva

Kategoritë