Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Infermieri Enlirat Duraku, në ditën e 16-të të grevës së urisë thotë se më nuk do të pijë as ujë

Infermieri Enlirat Duraku, tash e 16 ditë është në grevë urie, ndërsa ka bërë të ditur se nga sot nuk do të pijë as ujë.

Ai së fundmi është prekur me koronavirus ka shkruar se Qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e infermierëve, që të rritet pagesa e ndërrimit të natës nga 18 euro në 36 euro.

Postimi i plotë:

“Sot është dita e 16-të e Grevës së Urisë, mirëpo nuk reflektuat.Nga sot as ujë as lëngje nuk do përdori, e ju fleni të qetë, mbani pozitat.

1 Të rritet pagesa e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,

2. Të paguhen orët shtesë dhe puna gjatë vikendeve,

3. Të paguhet rrezikshmëria”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sindikata e Infermierëve më herët ka kërkuar që të paguhet puna e tyre gjatë fundjavës, festave dhe orët shtesë, ndërkaq pagesat për ndërrimet e natës kërkojnë të rriten 100 për qind, nga 18 euro sa janë në 36 euro, si dhe të paguhet rrezikshmëria në punë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë