Mër, Shk 4, 2026
Banner Top
IKShPK: Qytetarët mund të ndajnë përvojën e tyre në institucionet shëndetësore duke skanuar QR kodin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se qytetarët mund të tregojnë përvojën e tyre në institucione shëndetësore.

Këtë IKShPK-ja e ka bërë të ditur përmes një video materiali ku shjegohet se pacientët mund të skanojnë QR kodin e vendosur në hapësirat e institucionit shëndetësor dhe të ju përgjigjen disa pyetjeve, të cilat tregojnë kënaqshmërinë e tyre me shërbimet shëndetësore.

IKShPK-ja i ka ftuar qytetarët që të kontribojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duke skanuar QR kodin dhe duke e plotësuar pyetësorin e shkurtër.

“Skano QR kodin dhe ndaj mendimin tënd. Si ishte përvoja jote sot në institucionin shëndetësor? A ishe i kënaqur me shërbimin? Plotësimi është i lehtë, i shpejtë dhe anonim. Përvoja jote ka rëndësi. Ndaje me ne. Kontribuo për ndryshim” ka thënë IKShPK-ja në këtë video.

Youtube

Arkiva

Kategoritë