Mar, Kor 8, 2025
Banner Top
Banner Top
I riu nga Drenasi vuan nga leukemia akute, kërkon ndihmë financiare për shërim

I riu nga Drenasi, M.L., 20 vjeç, vuan nga leukemia akute dhe për shërimin e tij jashtë vendit nevojiten 80 mijë euro.

Motra e të riut, në një pronocim për Telegrafin është shprehur se vëllai i saj është dërguar në emergjencë në Turqi, por për operim i duhet një shifër e madh parash.

“Mirsadi vuan nga leukemia akute. Sot e kanë nisur me emergjencë për në Turqi. I duhen 80 mijë euro për shërim”, ka thënë ajo.

Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë Mirsadin mund të kontribuojnë në këtë xhirollogari bankare për transferë brenda Kosovës: 20-24-0001878086-56, si dhe për transferë jashtë vendit: XK 05 20-24-0001878086-56. Gjithashtu mund të kontaktoni dhe në këtë numër telefoni: 048/810-235. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë