Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës, HANDIKOS, ka njoftuar se po vazhdon në mënyrë të rregullt ofrimin e pajisjeve ndihmëse për personat me status paraplegjik dhe tetraplegjik, duke përfshirë përshtatjen, montimin dhe shpërndarjen sipas nevojave individuale.
Me këtë rast, HANDIKOS-i i ka ftuar të gjithë qytetarët me këtë status të aplikojnë për pajisje të reja ndihmëse, duke ndjekur hapat si më poshtë:
Aplikimi bëhet në Ambulancën Specialistike në QKUK, dhe mund të kryhet edhe nga familjarët për dy ose më shumë pajisje. Çdo ditë pune, nga ora 07:00 deri 14:00, kati II, zyra nr. 9.
“Pas aplikimit, vlerësimi realizohet nga komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë. Bazuar në vendimin zyrtar, HANDIKOS kryen montimin dhe përshtatjen individuale të pajisjeve dhe njofton përfituesit me kohë për pranimin.” ka njoftuar kjo shoqatë.
Kjo është lista e pajisjeve ndihmëse në dispozicion që ka publikuar HANDIKOS-i:














