Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top

FDA ka aprovuar vaksinat e përditësuara të Pfizer, Moderna dhe Novavax, por përdorimi i tyre është i kufizuar për të rriturit dhe fëmijët e shëndetshëm me rrezik të ulët.

Pfizer nuk do të ofrojë më vaksinë për fëmijët nën 5 vjeç, ndërsa Moderna mbetet e disponueshme vetëm për ata me gjendje serioze shëndetësore.

Vaksinat targetojnë një variant të ri të virusit dhe pritet të shpërndahen menjëherë, por qasja reale do të varet nga vendimet e sigurimeve, farmacive dhe autoriteteve shtetërore.

Masat synojnë të mbrojnë sidomos të moshuarit dhe personat me faktorë rreziku, ndërsa të tjerët mund të përballen me dokumentacion ose pagesa vetjake për t’u vaksinuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë