Die, Qer 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Durrës, një pjesë e administratës në karantinë

Si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19 në Durrës, një pjesë e administratës së bashkisë është në karantinë.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për mungesën e shërbimit nga disa sektorë të bashkisë gjatë kësaj periudhe të karantinës”, thuhet në një njoftim të bashkisë në rrjetet sociale.

Vetëm në 24 orët e fundit, në qytetin bregdetar janë konfirmuar pesë raste të reja me koronavirus, prej të cilëve një punonjës i Bashkisë.

Më parë u vendos që të mbyllej zyra e urbanistikës, protokollit, arkivës, kabinetit, sekretarisë dhe ajo e kryetares, me urdhër nga ISSH.

Në Durrës raportohet të ketë 25 raste aktive personash me Covid-19, shkruan A2 CNN

Youtube

Arkiva

Kategoritë