Hën, Pri 20, 2026
Banner Top
Banner Top
Drejtoresha e AGK-së merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Gazetarisë në Itali

Gjatë javës së kaluar, Drejtoresha Ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, njëherësh përfaqësuese e Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës, mori pjesë në edicionin e 20-të të “International Journalism Festival”, që u mbajt në Peruxhia të Italisë.

Siç ka njoftuar AGK-ja, ky festival konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e gazetarisë, duke mbledhur çdo vit mijëra gazetarë, redaktorë, studiues, aktivistë dhe profesionistë të medias nga e gjithë bota.

“Në këtë edicion jubilar, diskutimet janë fokusuar në sfidat kryesore me të cilat përballet gazetaria sot, përfshirë sigurinë e gazetarëve, dezinformimin dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në media, etikën profesionale, mbrojtjen e gazetareve dhe gazetarëve nga sulmet online, si dhe forcimin e gazetarisë si e mirë publike.” bëhet e ditur në njoftim.

Sipas AGK-së, pjesëmarrja e këtij asociacioni në Festivalin Ndërkombëtar të Gazetarisë në Itali paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbim përvojash me kolegë nga vende të ndryshme, ndjekje të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe forcim të rrjeteve profesionale në shërbim të mbrojtjes së lirisë së medias dhe avancimit të standardeve të gazetarisë në Kosovë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë