Enj, Maj 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Dr. Meritë Rrahmani: Pse jemi një popull kaq nënvlerësues dhe paragjykues?

Shkruan: Dr. Meritë Rrahmani

Sa herë ju ka ndodhur që, kur bisedoni për dikë që punon si edukatore në kopsht, në të shumtën e rasteve të dëgjoni shprehje të tilla si: “Pse të punosh edukatore, për t’u pastruar m**in e foshnjave?”.

​Prit pak! Vetë fjala “edukatore” nënkupton që ti po e dërgon fëmijën tënd për edukim që në moshë të hershme. Edukatoret janë ato që marrin përgjegjësinë për fëmijën tënd kur ti je duke punuar për karrierën tënde, për pagimin e faturave dhe për të siguruar të ardhurat e familjes.

Edukatoret janë ato që përjetojnë momente shumë të rëndësishme, si: lugën e parë, hapat e parë apo fjalët e para të fëmijës. Ato janë të familjarizuara me shprehitë e tij, me lojërat e preferuara dhe me orarin e gjumit. ​Nevojat fiziologjike janë procese normale.

Madje, shumë edukatore kujdesen që fëmijët të mësohen të shkojnë në banjo në mënyrë të pavarur, një proces ky i vështirë, që kërkon punë dhe trajnim, por që ka një rëndësi të madhe për mësimin e fëmijës me pavarësinë dhe për zhvillimin e tij psikologjik. ​

Kështu që, përpara se të listoni ndërrimin pampersit si elementin parësor në punën e një edukatoreje, kujtoni se pikërisht ato kanë një rol kyç në zhvillimin e hershëm të fëmijës tuaj.

Dr. Meritë Rrahmani

Youtube

Arkiva

Kategoritë