Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Dobitë e vajit të ullirit

Vaji i ullirit ekstra të virgjër lëshon një proteinë në gjak që mbron zemrën dhe ndikon në shëndetin kardiovaskular.

Këtë e ka vërtetuar një grup ekspertësh kanadezë të St. Michaels Hospital të Torontos në Kanada.

Proteina që përmban vaji i ullirit ekstra i virgjër është Apo-IV dhe ul kapacitetin e trombociteve që të agregohen dhe të krijojnë mpiksje të rrezikshme që bllokojnë arteriet.

Tani studiuesit do të nisin punën për zhvillimin e terapive të reja parandaluese dhe mbrojtëse duke përdorur këtë molekulë që gjendet në vajin e ullirit ekstra të virgjër.

Vaji i ullirit gjithashtu ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.

Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti e poashtu edhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, të cilat arrijnë të mbrojnë qelizat nga shkatërrimi./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë